Kanabisi ( Kanabis Sativa ) i njohur gjithashtu edhe me emrin Marijuana , është një bimë nga Azia Qendrore që rritet sot në shumë pjesë të botës .
Cfare janë kanabinoidet ?
Kanabinoidet janë kimikatet aktive te Kanabis Sativa që shkaktojnë efektet e drogës në të gjithë trupin , duke përfshirë edhe sistemin nervor qendror dhe sistemin imunitar . Ata janë të njohura edhe si fitokanabinoide . Kanabinoidi kryesor aktiv eshte Delta-9-THC . Një tjetër kanabinoid aktiv është Kanabidioli i cili mund te qetesoje dhimbjet dhe inflamacionet e lehta pa shkatuar efektet madhore te Delta-9-THC.
Kanabinoidet mund të jenë të dobishme në trajtimin e kancerit dhe efekteve anësore të tij .
Efekte të tjera të mundshme të Kanabinoideve përfshijnë :
- aktivitet anti – inflamator
- Bllokimi i rritjes se qelizave kancerogjene.
- Parandalojne zhvillimin e enëve të gjakut që furnizojnë tumoret.
- Aktivitet antiviral .
Në 20 vitet e fundit , shkencëtarët kanë studiuar se si kanabinoidet veprojnë në tru dhe pjesë të tjera të trupit . Receptorët kanabinoid janë zbuluar në qelizat e trurit dhe qelizat nervore në pjesë të tjera të trupit . Prania e receptorët kanabinoid në qelizat e sistemit imunitar sugjeron se kanabinoidet mund të kene rol edhe ne procesin e imunitetit .
Si perdoret Kanabisi ?
Kanabisi mund të merret nga goja ose mund të inhalohet . Kur merret nga goja ( psh ne forme caji bimor ) përbërësi kryesor psikoaktiv delta-9-THC i nenshtrohet veprimit te melcise duke u kthyer lende kimike psikoaktive.
Kur Kanabisi merret me ane te inhalimit apo tymosjes , kanabinoidet e tij hyjne shume shpejt ne qarkullimin e gjakut . Lendet kimike psikoaktive ne kete rast jane ne sasi me te vogel se sa kur merren nga goja .
Një numër në rritje i hulumtimeve klinike janë duke studiuar një medikament të bërë nga ekstrakt bimor i Kanabisit që përmban sasi të veçanta të kannabinoideve. Ky ilaç perdoret si spraj nen gjuhe .
Studimet preklinike te kanabinoideve kanë vene re këto aktivitete:
1 Aktivitet antitumoral
• Studime në minj kanë treguar se kanabinoidet mund të pengojnë rritjen e tumorit duke shkaktuar vdekjen e qelizave tumorale , duke bllokuar rritjen e qelizave , dhe duke bllokuar zhvillimin e enëve të gjakut të nevojshme per rritjen e tumoreve . Studimet laboratorike tek keta minj kane treguar qe kanabinoidet mund te jene ne gjendje te eliminojne qelizat kancerogjene nderkohe qe mbrojne qelizat normale .
• Një studim tek minjte tregoi se kanabinoidet mund të mbrojne edhe kundër inflamacionit të zorrës së trashë dhe mund të ketë potencial në parandalimin dhe trajtimin e kancerit të zorrës së trashë .
2 Stimuluese oreksi
• Shumë studime tek minjte kanë treguar se delta- 9-THC dhe kanabinoidet tjera stimulojnë oreksin .
Hulumtimet klinike krahasuan delta – 9 – THC ( dronabinol ) dhe një droge standarde ( megestrol ) në pacientët me kancer të avancuar dhe humbje te oreksit . Rezultatet treguan se delta – 9 – THC nuk ishte aq efektive në rritjen e oreksit në pacientët me kancer të avancuar po aq sa terapi standarde . Megjithatë efikasiteti i tij eshte dukshem pozitiv .
3 Lehtësim dhimbje
• receptorët kanabinoid janë studiuar në tru , palcën kurrizore , dhe mbaresat nervore në të gjithë trupin për të kuptuar rolin e tyre në lehtësim e dhimbjes .
4 Nauzeja dhe të vjellat
• Dy kanabinoide jane te miratuara në Shtetet e Bashkuara nën emrin dronabinol dhe nabilon . Të dy keta jane te miratuara nga FDA për trajtimin e nauzese dhe te vjellave si rezultat i kimioterapise
5 Lehtësim i dhimbjes
Disa prova të vogla klinike kane treguar se perdorimi oral i delta – 9 – THC lehteson dhimbjet e shkaktuara nga kanceri . Ajo mendohet te krahasohet me veprimin e kodeines . Dronabinoli dhe nabiloni nuk jane aprovuar nga FDA per menaxhimin e dhimbjes .
Efektet negative anësore të kanabinoideve mund të përfshijnë :
- rrahje te shpejta e zemrës
- presion i ulët i gjakut
- relaksim i muskujve
- Skuqje e syve
- Ngadalesim i peristaltikes se zorreve
- Marramendje
- Depresion
- Halucinacione
- Paranoia
- Nervozizëm
- Shqetesime te gjumit
- Të përziera dhe krampe
Këto simptoma janë të lehta në krahasim me efektet anesore qe japin opiatet , dhe zakonisht zvogëlohen pas disa ditësh nga nderprerja e tyre .
Kanabisi nuk është miratuar nga FDA për trajtimin e ndonje simptomë ne lidhje me kancerin dhe numrin e madh te shqetesimeve qe krijon ai .
Dy kanabinoide ( dronabinol dhe nabilon ) janë aprovuar nga FDA për trajtimin e te përzierave dhe te vjellave si pasoje e kimioterapise ne rastet kur trajtimet e tjera nuk kane dhene rezultat .