Çfarë është gërhitja ?
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEi_yvD6s2btkcJFG8_46aZG9mwHyhyphenhyphen7rxo0V1-U6EXqRSQnwFey0OsF8qJm0u9PM324Gv-UcprVXXmGq8jsCXJNW6hN5WUYSnVLrx5eeCLdwslZ8yP4HBD_6MtIZ-RSpLBFxw92ZrMTiFdU/s320/gerhitja-pic-1.jpg)
Sa e zakonshme është gërhitja ?
Çdo person mund të gërhase. Studimet vlerësojnë se 45% e meshkujve dhe 30% e femrave gërhasin rregullisht . Shpesh njerëzit të cilët nuk gerhijne rregullisht raportojne kete shqetesim pas nje semundje virale, pas konsumimit te alkoolit ose duhanit apo pas marrjes se ilaceve. Pergjithesisht me plakjen e njeriut dhe me shtimin e tij ne peshe gerhitja perkeqesohet.
Çfare e shkakton gërhitjen ?
Ndërsa ne jemi duke marrë frymë ajri nga jashtë hyn me nje rrjedhë te qëndrueshme nga hunda apo goja në mushkëritë tona duke shkaktuar tinguj relativisht te lehte . Gjate sforcimeve fizike rrymat e ajrit behen me te vrullshme dhe tingujt qe shoqerojne kete procedure jetesore forcohet dhe frymemarrja behet me e rende .
Kur ne jemi në gjumë zona te caktuara në pjesën e prapme të fytit nganjëherë ngushtohen. Duke kaluar e njejta sasi e rrymes se ajrit neper kete ngushtice krijohen tingujt e gerhitjes . Tek njerëz të ndryshëm gerhitja mund te kete arsye te ndryshme pasi ngushtime ose devijime te rruges se ajrit mund te ndodhin ne fyt , goje apo hunde.
Faza e gjumit dhe gërhitja
Gjumi përbëhet nga disa faza por në përgjithësi ato ndahen ne fazen REM (Rapid Eye Movement , levizja e shpejte e syve ) dhe fazen jo-REM . Gërhitja mund të ndodhe ne te gjitha fazat e gjumit por ajo eshte me e zakonshme ne fazen REM per shkak te humbjes se karakteristikave te tonusit muskular .
Gjatë fazes se gjumit REM, truri dërgon sinjal për të gjithë muskujt e trupit (me përjashtim të muskujve të frymëmarrjes) për t’u çlodhur. Për fat të keq gjuha qiellëza dhe fyti mund të pozicionohen ne nje menyre te tille qe ngushtojne rruget e frymemarrjes gjate kohes qe kane marre komanden e cplodhjes nga truri dhe ne kete menyre te krijojne tingujt bezdises qe quhen gerhitje.
Pozicionet e fjetjes dhe gerhitja
Kur jemi në gjumë ne zakonisht (edhe pse jo gjithmonë) jemi te shtrirë. Forca e gravitetit vepron ne tërheqje në të gjitha indet e trupit vecanerisht tek indet e fytit qe janë relativisht të buta . Prandaj kur ne shtrihemi në shpinë gravitetit tërheq prapa bajamet dhe gjuhën. Kjo shpesh e ngushton mjaftueshem rrugen e ajrit për të shkaktuar turbulenca ajrore dhe dridhje te indeve gjate rruges ku kalon per te dhene me pas gerhitjen .Shpesh nje levizje e vogel e trupit duke nderruar pozicion rezulton shume efikase ne frenimin e gerhitjes .
Sa ndikojne medikamentet dhe alkooli tek gerhitja ?
Shkaku kryesor i gërhitjes është dridhja e indeve gjate frymemarrjes . Disa medikamente te caktuara dhe alkooli mund të çojne në rritjen e relaksimit të muskujve gjatë gjumit. Pra ndodh qe muskujt e qiellzës ,gjuhës, qafës dhe faringut relaksohen më shumë se duhet dhe korridoret ajrore ngushtohen . Kjo çon në një dridhje te indeve dhe ky intensitet varet nga shkalla e ngushtimit te korridoreve ajrore. Disa medikamente qe perdoren per të inkurajuar një nivel më të thellë të gjumit kane si efekt anesor shtimin e frekuencave te gerhitjes.
Cila është rëndësia klinike e gërhitjes ?
Është e rëndësishme që të njohin dhe të përcaktojme nëse gërhitja është e lidhur me një shqetesim mjekesor apo jo .
Psh : gerhitja mund te jete e lidhur me apnene obstruktive te gjumit e cila shoqerohet me shtimin e rrezikut per semundje kardiovaskulare , goditje te zemres dhe infarkte.
Cilat janë disa nga trajtimet jo-kirurgjikale për gërhitjen ?
Ndryshimet e sjelljes
Ndryshimet e sjelljes janë të lehta për të identifikuar por te veshtirat per tu realizuar . Për shembull,shtimi ne peshe apo rritja e konsumit te alkoolit eshte e lehte per tu identifikuar por e veshtire per tu perballur me to .
Humbja e peshës mund të përmirësojë gërhitjen . Gjithashtu pozicionimi i caktuar gjate gjumit mund te ndikoje ne zvogelimin e gerhitjes po aq sa edhe mos konsumimi i sasive te medhaja te alkoolit.
Pajisjet Dentare
Siç u tha më lart gërhitja përkeqësohet nga kalimi i nje rryme te zakonshme ajri nepermjet nje zone te ngushtuar ne fyt . Pjesa e ngushtimit pergjithesisht shkaktohet nga gjuha qe bie prapa gjatë gjumit. Disa pajisje dentare janë krijuar që te mbajnë nofullen përpara gjate gjumit.
Të gjitha pajisjet dentare (të ngjashme me një pipëz) janë bërë më së miri nga specialistet e stomatologjise për të siguruar një përshtatje të saktë pa shkaktuar probleme. Këto pajisje mund të përmirësojë gërhitjen në 70% deri 90% të rasteve.
Të gjitha pajisjet dentare (të ngjashme me një pipëz) janë bërë më së miri nga specialistet e stomatologjise për të siguruar një përshtatje të saktë pa shkaktuar probleme. Këto pajisje mund të përmirësojë gërhitjen në 70% deri 90% të rasteve.
Pajisje per hundën dhe medikamentet
Për njerëzit me pasazhe të ngushta te hundës gërhitja mund të lehtësohet me pajisje mjekesore per hundën ose medikamente. Per kete qellim perdoren disa shirita qe bejne te mundur qe kanalet e hundes te jene te hapura mjaftueshem gjate gjumit per te mos shkaktuar gerhitje .
Nëse mukoza e hundes ka enjtje ose shqetesime nga alergjite ne farmaci ka gjithmone shume lloje te ndryshme sprajesh per hunde te cilet bejne nje pastrim te vrimave te hundes dhe nje normalizim te mukozes se saj. Sprajet me nje perqindje te caktuar te ujit te detit jane mjaft te perdorshme. Keto spraje perdoren edhe per te permiresuar dekongjestionimin e hundes dhe japin veprimin e tyre edhe ne goje gjate kalimit te tyre ne fyt.
Ne rastet kur shqetesimet e gerhitjes nuk marrin zgjidhje me metodat jo invazive si ato qe thame me lart atehere fjala e fundit u takon mjekeve specialiste te ORL te cilat me nderhyrje specifike kirugjikale mund te arrijne nje eleminim nje here e mire te ketij shqetesimi.
Nessun commento:
Posta un commento